AKTUALITET /

Përballja me prokurorin e SPAK tek ‘Administrativja’, Veliaj: Dado më rrëmbeu me uniformën e shtetit

Veliaj pretendon se Ols Dado nuk duhej të ishte prokuror dhe se dekreti i ish-presidentit Bamir Topi ka qenë në shkelje të ligjit.

Shkruar nga Versus
Përballja me prokurorin e SPAK tek ‘Administrativja’, Veliaj:
Erion Veliaj

Në Gjykatën Administrative u mbajt sot përballja e radhës mes kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe prokurorit të posaçëm Olsi Dado. Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit të ish-presidentit Bamir Topi që e bëri Ols Dadon prokuror, mbërriti në gjykatë me pranga në duar dhe me një libër.

Gjatë qëndrimit të tij në gjykatë, Veliaj shprehu edhe njëherë revoltën e tij për mënyrën e arrestimit dhe të mbajtjes në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025. Sipas Veliajt, ai është rrëmbyer në detyrë.

“Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës”- tha Veliaj mes të tjerash. Versus.al

 

Poll