AKTUALITET /

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin e SPAK, Ols Dadon

Avokati, Plarent Ndreca tha se vendimi do të apelohet.

Shkruar nga Versus

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin e

Gjykata Administrative rrëzoi sot padinë e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dados duke pretenduar se ky i fundit nuk duhej të ishte prokuror pasi dekreti i ish-presidentit Bamir Topi sipas tij ka qenë në kundërshtim me ligjin.

Pas dhënies së vendimit, Veliaj u shoqërua sërish për në qelinë e paraburgimit ku qëndron që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Ndërsa avokati i tij Plarent Ndreca bëri me dije se vendimi do të apelohej duke theksuar se sipas tij ky ishte një tjetër ‘test’ për sistemin.

“E kam paralajmëruar këtë vendim. Ky ishte një tekst më shumë për sistemin dhe një hap i parë që një e vërtetë nuk mbulohet. Vendimin për rrëzimin e padisë do ta çojmë në Apel”- është shprehur mes të tjerash, Ndreca i cili vijoi t’i qëndronte idesë se Dado nuk duhej të ishte prokuror. Versus.al

Poll