AKTUALITET /

U dëmtua rëndë nga helikat e skafit në Vlorë, i mituri transportohet drejt spitalit të Traumës

17 vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup.

Shkruar nga Versus
U dëmtua rëndë nga helikat e skafit në Vlorë, i mituri
Foto ilustruese

Vlorë- Adoleshenti i cili mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

17 vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta në fytrë dhe gjymtyrë si pasojë e goditjes nga helikat. Mjekët arritën t’i ndalonin hemorragjinë, por për shkak të plagëve, transporti i tij drejt Traumës ishte domosdoshmëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Sazan, ndërsa ende vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Versus.al

Poll