AKTUALITET /

‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’, këshilltarët në Shkodër miratojnë buxhetin mes debatesh të forta

Shkruar nga Versus

‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’, këshilltarët

Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi buxhetin e 2025 vetëm me votat e mazhorancës dhe në një situatë të pazakontë.

Buxheti u miratua mes kundërshtive të anëtarëve të këshillit bashkiak të Shkodrës të cilët shkuan në foltoren e këshillit duke kundërshtuar dhe replikuar.

Mbledhja nisi normalisht. Kryetari i bashkisë Benet Beci prezantoi 3 pika kryesore, projektet e investimeve strategjike për një Shkodër kryeqendër e rajonit, transformimin e Shkodrës me projektet aktuale të realizuara dhd të ardhmes dhe pika e tretë e quajtur bashkia në punë.

Pas fjalës së kryebashkiakut opozita kërkoi fjalen por kryetari i këshillit bashkiak Oltion Luli i dha fjalën drejtores së financvae Teuta Haxhi për detajet teknike të buxhetit. Opozita nuk e lejoi një gjë të tillë duke kërkuar fjalën pas kryebashkiakut.

Pas një pushimi disa minutësh mbledhja rinisi por sërish gjatë pushimit nuk u gjet një dakordësi. Anëtarët e opozitës u ngritën pranë foltores duke replikuar me kryetarin e këshillit.

Në këto kushte kreu i këshillit ftoi mazhorancën duke votuar buxhetin e 2025 të bashkisë Shkodër pa asnjë diskutim.

Në fund opozita thërriti me ironi ‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’, duke ju referuar sistemit komunist.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: