AKTUALITET /

Pas 1 viti në detyrë, Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH (Shkresa)

Peza ka dorëzuar në këshillin drejtues të RTSH dorëheqjen e tij të pakthyeshme.

Shkruar nga Versus

Pas 1 viti në detyrë, Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i

Tiranë- Alfred Peza nga sot nuk do të jetë më drejtor i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Pas një viti në detyrë, sot televizioni publik njoftoi se Peza ka dorëzuar dorëheqjen e pakthyeshme në këshillin drejtues të institucionit.

Peza qëndroi në detyrë për më shumë se një vit pas zgjedhjes së tij në 13 qershor të 2023-it kur siguroi votat e 9 anëtarëve të këshillit drejtues, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë vendim. Në letrën e dorëheqjes së siguruar nga Versus.al, Peza nuk ka dhënë asnjë lloj arsyeje për këtë vendim. 

Pas 1 viti në detyrë, Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i
Shkresa e dorëheqjes së Pezës, siguruar nga Versus.al

Alfred Peza ka mbajtur edhe postin e deputetit të Partisë Socialiste përgjatë mandatit të parë të qeverisë Rama në legjislaturën 2013-2017. Ndaj Pezës ka patur akuza të vazhdueshme nga ana e opozitës që e konsideronte ish-deputetin një emërim në Ramës për të patur nën kontroll total RTSH-në. Versus.al

Poll