Anuela Ristani është komanduar në krye të Bashkisë së Tiranës.
Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, Veliaj i ka deleguar kësaj të fundit firmën, duke marrë kështu detyrën e kryetares së deleguar të bashkisë.Kujtojmë se rreth orës 18:00 të kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafet drejtuese, mbledhje e cila zgjati rreth 15 minuta.
Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta pas arrestimit të Veliajt, teksa edhe paraditen e sotme pati një takim në këtë institucion.







