Durrës- Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e 6 vjedhjeve të ndodhura në lagje të ndryshme të qytetit përgjatë periudhës nga 15 janari deri më 23 janar.
Në pranga kanë rënë Elton Ramçe 31 vjeç dhe Kristo Myftari 42 vjeç, të dy banues në Durrës. Autorët rezultojnë të kenë qenë të dënuar më parë për të njëjtat vepra penale.
Përgjatë 8 ditëve, ata kanë arritur të vjedhin disa makina, lokale dhe banesa me thyerje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, "Shkatërrimi i pronës ", kryer në bashkëpunim. Versus.al







