AKTUALITET /

Përbën rrezik të lartë shoqëror/ I dënuar për masakrën e Urës Vajgurore në 1997, izolohet në 41-Biss Fran Marashi

I dënuar për masakrën e Urës Vajgurore me 4 policë të vrarë në  997, Fran Marashi është izoluar në 41-Biss 

Shkruar nga Versus
Përbën rrezik të lartë shoqëror/ I dënuar
Fran Marashi

I dënuar për masakrën e Urës Vajgurore me 4 policë të vrarë në  997, Fran Marashi është izoluar në 41-Biss 

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve

Më datë 13 dhjetor 2024, me Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, i burgosuri Fran Marashi, i biri i Pal dhe i Dile, i datëlindjes 19 shkurt 1978, lindur dhe banues në Shkodër, është vendosur në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.  

Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas vendimit nr. 31, datë 31 janar 2000, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë:  

- Pjesëmarrje në banda të armatosura  

- Vrasje me dashje të punonjësit të policisë (katër raste)  

- Vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë (dy raste)  

- Vrasje me dashje  

- Heqje e paligjshme e lirisë  

Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, Fran Marashi është dënuar tre herë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dy herë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”. Këto janë parashikuar nga nenet 323/1, 25, 278/2, 324/a/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.  

Nga të dhënat rezulton se i burgosuri ka shkelje të përsëritura disiplinore nga viti 2011 deri më sot, të lidhura me futjen dhe përdorimin e sendeve të ndaluara në institucion. Ai përbën rrezik të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit.  

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet ndaj individëve që kanë kryer vepra të rënda penale në kuadër të organizatave kriminale, terroriste apo bandave të armatosura dhe që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të masave për të garantuar sigurinë dhe për të luftuar veprimtarinë kriminale brenda institucioneve penitenciare.

Poll