
Drejtori i Kadastrës së Sarandës është larguar nga detyra që e mbante prej disa muajsh. Mësohet Ilir Çibuku është shkarkuar nga posti me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadstrës Lorena Goxhobelli.
Shkarkimi i Çibukut nga detyra ka ardhur si pasojë e performancës së dobët në punë. Ilir Çibuku ishte emëruar në krye të Kadastrës së Sarandës në qershor.
Pak orë mëparë, Genc Deromemaj njoftoo dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të Kadastrës së Vlorës vetëm 4 muaj pasi ishte emëruar. Arsyet nuk i bëri të ditura. Versus.al

