Një 40 vjeçar i identifikuar si S.P është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se përndoqi për një muaj një vajzë 23 vjeçare.
Ka qenë e reja ajo e cila ka bërë denoncimin në polici, duke deklaruar se prej një muaji përndiqej në rrugë dhe në rrjetet sociale nga 40 vjeçari i cili i kishte shkaktuar frikë dhe ankth.
Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “përndjekja” ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al







