Pukë- Një 47 vjeçar i identifikuar si Zamir Puka është arrestuar nga policia pasi akuzohet se prej një muaji përndiqte adoleshenten 17 vjeçare në rrjetet sociale.
E mitura bëri denoncim në komisariat dhe forcat e policisë arrestuan 47 vjeçari i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë. Policia bën me dije se kjo është hera e dytë që Zamir Puka kryente të njëjtin krim.
“Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.”- thuhet në njoftim. Versus.al







