AKTUALITET /

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Lezhë, flakët drejt fshatit Kallmet! Banorët në ndihmë të zjarrfikësve

Sipërfaqe të mëdha bimësie janë djegur që nga dita e djeshme.

Shkruar nga Versus

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Lezhë, flakët

Lezhë- Situata me zjarrin në Malin e Velës vijon të jetë jashtë kontrollit teksa flakët kanë përfshirë edhe masivin pyjor të Fanit në Mirditë dhe aktualisht rrezikojnë zonën e banuar në fshatin Kallmet.

Banorët dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë. Ndërhyrja mbetet tepër e vështirë për shkak të terreni të thepisur malor.

Ndërkohë, një helikopter “Cougar” i Forcave të Armatosura po punon për shuarjen e flakëve. Deri më tani janë djegur sipërfaqe të mëdha bimësh.

Zjarret kanë qenë një problem i madh për vendin gjatë këtij sezoni veror ku në vende të ndryshme janë shfaqur vatra të mëdha që kanë rrezikuar njerëz dhe banesa. Situata më e vështirë ishte ajo e Shëngjinit ku autoritetet u detyruan të evakuonin banorët dhe turistët e rrezikuar nga flakët. Versus.al

 

Poll