Aleks Ndreka i njohur ndryshe dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’ një personazh i njohur për botën e krimit në qyetetin e Lezhës është arrestuar tre ditë më parë në aeroportine Malpensës,në Milano.
I cilësuar si personazh thesar për SPAK, pasi ka njohuri për shumë ngjarje, 'Leksi i Druve' u ka shpëtuar tre antetateve, i fundit ishte nga ajri ku kundërshtarët kanë tentuar ta eliminonin fizikisht përmes një droni, por nuk ia arritën dot.
Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç.
Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore.
Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.
Po ashtu, edhe marsin e vitit 2022 drejt tij u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por nuk e zuri asnjë plumb.
Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka pasi ky i fundit mendonte se Ndreka kishte gisht në vrasjen e të vëllait të tij, Aleksandrit.
Për Ndokën, Ndreka dhe i biznesmeni tjetër nga Lezha, tashmë i vrarë, Ardian Nikulaj kishin 'pajtuar' Durim Bamin për t'i ekzekutuar të vëllanë.
Gjithashtu Aleks Ndreka është dhe një nga të akuzuarit për 4 ngjarje kriminale të ndodhur gjatë vitit 2020 dhe 2021 në Shkodër:
-Vrasjen Gjin Boriçi Ndoji, në Shkodër në gusht 2020.
-Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021
-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020.
-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020.







