AKTUALITET /

Pjesë e planit për vrasjen në tentativë të Arben Ndokës, lihet në burg vëllai i ish-deputetit socialist

Ndaj Rrajës rëndon akuza për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Shkruar nga Versus

Pjesë e planit për vrasjen në tentativë të Arben

Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja është lënë në burg nga gjykata ditën e sotme pasi u arrestua të mërkurën në kuadër të operacionit të SPAK “Revanshi”, ku shfaqej si pjesë e planit të grupeve të Endrit Dokles dhe Durim Bamit për të ekzekutuar ish-deputetin e PS Arben Ndoka.

Sipas dosjes hetimore, vrasja e Arben Ndokës ishte planifikuar të bëhej në janar të vitit 2021 kur ish-deputeti të shkonte për qokë në rrugën e Elbasanit pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Atenati mbeti në tentativë.

Shkak për përpjekjet e Xhelal Rrajës dhe Indrit Dokles dhe Durim Bamit për vrasjen e Arben Ndokës u bë fakti se prej 2020-ës deri në fillim të 2021-it, Durim Bami ishte nën shënjestrën e ish-deputetit socialist pasi ky i fundit dyshonte se ai i kishte vrarë vëllain Aleksandër Ndoka në dhjetor të vitit 2017. Dosja hetimore e operacionit “Revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale, tronditi publikun me bisedat e zbardhura nga aplikacionet sky ecc, ku planifikoheshin vetëm vrasje dhe atentate. Versus.al

Poll