AKTUALITET /

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit 56-vjeçar! Si e kishte fshehur brenda murit të shtëpisë

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kavajës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, bëri të ditur se arma e zjarrit – një pistoletë – u gjet e fshehur në një mur pranë banesës së autorit dhe u sekuestrua si provë materiale.

Shkruar nga Versus

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në plagosje me armë zjarri në fshatin Gosë të Kavajës. Policia njoftoi arrestimin në flagrancë të një 56-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij – burrë e grua – pas një sherri të çastit, që dyshohet se ka nisur për shkak të një qeni.

Ngjarja ndodhi në një zonë të qetë banimi, por u përshkallëzua në dhunë të armatosur. Të plagosurit, identifikuar me inicialet S.D. dhe N.D., ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore përkatëse.

Arma u gjet e fshehur në mur

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kavajës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, bëri të ditur se arma e zjarrit – një pistoletë – u gjet e fshehur në një mur pranë banesës së autorit dhe u sekuestrua si provë materiale.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gosë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D. dhe N.D.” – thuhet në deklaratën e policisë.

Autori i dyshuar, Sh.O., 56 vjeç, është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit. Ndaj tij rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje./Versus.al/

Poll