AKTUALITET /

'Plumbi i Artë'/ U gjykuan me procedurë të shkurtuar, SPAK jep pretencën për tre anëtarët e grupit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Shkruar nga Versus

'Plumbi i Artë'/ U gjykuan me procedurë të shkurtuar,

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, SPAK kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie.

Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandahurve si dhe shpallet vendimi.

Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.

Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda./Versus.al

Poll