Një aksident i pazakontë është regjistruar në Levan të Fierit, ku 2 makina kanë marrë përpara dhjetëra krerë bagëti.
Në një prononcim për News24, çobani ka deklaruar se dy makinat po vinin me shpejtësi skëterrë pasi po garonin me njëra-tjetrën dhe se e kishte të pamundur që t’i ndalonte. Ai është shprehur se iu bëri me shenjë që të ndalonin, por u detyruar që të ikte me shpejtësi për të shpëtuar vetën. Çobani ka deklaruar se I kanë vrarë 40 krerë bagëti dhe një dëm që shkon në 40 mln lekë.
“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin po parakalonin njëri tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai./Versus.al








