AKTUALITET /

“Po flisnim në Sky, s’e besoja që ishte vrarë”, porosia e fundit që Nuredin Dumani i dha Kapllanit para ekzekutimit

Në dëshminë e dhënë 2 vite më parë, Nuredin Dumani zbulonte bisedën e fundit me Klevis Kapllanin, vrasja e të cilit mësohet se është zbardhur së fundmi nga SPAK.

Shkruar nga Versus
“Po flisnim në Sky, s’e besoja që ishte vrarë”,
Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani

Ditën e djeshme SPAK zhvilloi një aksion në vijim të megaoperacionit “Plumbi i Artë” duke lëshuar 23 masa arresti, mes tyre edhe një ish-gjyqtare, një shef krimesh, dy oficerë policie dh eish-zv.drejtori i burgut të Bradasheshit të cilët dyshohet se janë të përfshirë në lidhje me njerëz të botës së krimit.

Ndër ngjarjet që SPAK kishte arritur të zbardhte por pa dalë me një njoftim zyrtar lidhur me të dyshuarit, ishte edhe vrasja e Klevis Kapllanit e ndodhur në muajin shtator 2020 në Rrogozhinë. Ndër detajet që ka publikuar Oranews, mësohet se Kapllani ishte ekzekutuar teksa fliste në aplikacionin “Sky ecc” me vrasësin me pagesë” Nuredin Dumani, sipas rrëfimit të këtij të fundit i cili prej 2 vitesh mban statusin “i penduar i drejtësisë”.

Kapllani po shkonte në shtëpinë e tij menjëherë pasi Dumani i kishte shkruar që t’i mbante një makinë të cilën po ia dërgonin Enver Diva dhe Besian Xhixha. Mjeti do të përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Por ndërkohë që fliste me Dumanin në “Sky ecc”, Klevis Kapllani ishte nën vëzhgim nga grupi rival që e priti në momentin që hipi në automjetin e tij tip “Fiat Punto” ku edhe u gjet i ekekutuar. Në dëshminë e tij, Dumani sqaronte se Kapllani nuk ishte i përfshirë në ngjarjet e tij kriminale dhe se ishte njeriu i fundit që mendonte se do të vrisnin.

Dëshmia e Dumanit 2 vite më parë:

“…gjatë kohës që Klevis Kapllani ishte te lokali i Nel Godinit dhe unë po komunikoja me të nëpërmjet aplikacionit “Sky” ai i shqetësuar më dërgoi foton e vëllait të Seit Manhasës, të cilin e kishte parë disa herë atë ditë të hynte dhe dilte te rrugica pranë lokalit, madje kishte hyre edhe në lokal…”.

“…shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë, nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisnin për të më dëmtuar mua, pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve”.

Më tej, Nuredin Dumani ka treguar para oficerëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK,se:

“…një ditë para se të vritej Klevis Kapllani, unë bashkë me Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Klevis Kapllanin, kemi drekuar buzë plazhit në Vilëbashtovës. Atë ditë i kërkova Klevisit, që të më mbante te shtëpia e tij një makinë për dy ose tre ditë, por nuk i tregova se për çfarë e doja atë makinë. Faktikisht unë e doja pasi bashkë me Erjon Alibej, kishim diskutuar të vrisnim Dine Çamin dhe Bujar Çelën…”.

Ndërsa ditën kur është vrarë Klevisi Dumani ka biseduar nëpërmjet aplikacionit “Sky”, duke i thënë Kapllanit se sonte në darkë do të sjell një makinë. Makinën po e çonin Enver Diva dhe Bes Xhixha, me të cilët ai komunikonte dhe i orientonte vazhdimisht me aplikacionin “Sky”.

“…unë vetë në atë kohë qëndroja në Elbasan në një lagje pranë një parku të madh dhe një shkolle. Qëndroja në katin e 5 të një pallati të markata e fruta perimeve me pakicë. Në këtë godinë kisha një apartament për të cilin pagesa ndaj ndërtuesit ishte paguar nga Erjon Alibej në shumën prej 98.000 Euro, bashkë me dy garazhe të përbashkëta (të pa ndarë me mure). Këtë pagesë unë do ia shlyeja Erjonit në vijim nëpërmjet punëve të përbashkëta që do të kisha me të. S’qaroj se, megjithëse është kryer pagesa për apartamenti dhe garazhet, ato janë akoma në emër të ndërtuesit i cili e ka emrin Sajmir, mbiemrin nuk ia di…”- ka treguar Nuredin Dumani.

Vetëm pak orë para se të vritej Klevis Kapllani, rreth orës 20:01 ose 21:01 e darkës, Dumani informohet nga Besian Xhixha dhe Enver Diva se ishin diku në afërsi të Kavajës dhe se po sillnin makinën që ishte e vjedhur dhe që e kishin marrë nga Soni Reçi.

Benzi ka pasur targa serbe, por Soni Reçi i kërkonte 7000 Euro. Unë nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie me Reçin dhe nuk e bleva makinën. E mora e përdora dhe ia ktheva sërish, duke mos e përdorur në asnjë ngjarje.

“…unë i shkruajta Klevis Kapllanit të cilin e pyeta se ku ndodhej?

Ai më tha se: “…ishte bashkë me disa persona të tjerë duke pirë dhe lozur domino te lokali i Nel Godinit në Sinaballaj.

I thashë: “…nisu shko te shtëpia se po vijnë çunat (Besi dhe Enveri) po sjellin makinën.

Ai më tha: Po, direkt….

Disa minuta më pas më tha: Tani jam këtu te kthesa ku futesh te lagjja (rruga afër shtëpisë aty ku është gjetur i vrarë).

Unë i thashë: Ok…."

Nga ana tjetër, Nuredin Dumani i shkruajti Besit dhe Enverit duke i thënë se: “…Klevisi po ju pret te shtepia…”.

Më tej Dumani ka treguar për oficerët se: “…i shkruaja më pas Klevisit por nuk më përgjigjej. Pas pak minutash Enveri, më dërgoi mesazh zanorë duke më thënë se:”…Klevisin e kishin gjetur të vrarë në makinën e tij “Fiat Punto…”. Menjëherë pasi mora këtë lajm zbrita poshtë pasi aty kisha një audi A-6 ngjyrë e zezë me portobagazh dhe u nisa në drejtim të vendit ku ishte vrarë Klevisi, pasi isha shumë i shqetësuar. Kur shkova atje, Enveri dhe Besiani, kishin ikur. Shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë. Nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisnin për të më dëmtuar mua. Pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve. Më pas ika deri në Rrogozhinë dhe u ktheva për në Elbasan...”.Versus.al

Poll