AKTUALITET /

Po lyente shtëpinë, humb jetën kryefamiljari pasi ra nga shkallët

Shkruar nga Versus

Po lyente shtëpinë, humb jetën kryefamiljari pasi ra nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kombinat, Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, ka humbur jetën 60-vjeçari me inicialet, A. P.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën ‘Besim Alla’, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll