AKTUALITET /

Policia me shkopinj gome shpërndajnë protestuesit, arrestime në rrugë

Situata ka qenë e tensionuar prej disa orësh pranë qendrës tregtare ku policë të veshur me skafandra janë futur brenda ambienteve të qendrës tregtare për të arrestuar protestuesit që qëlluan me vezë automjetet.

Shkruar nga Versus

Policia me shkopinj gome shpërndajnë protestuesit, arrestime në

Pas mbylljes së parlamentit dhe largimit të deputetëve nga salla, është rikthyer sërish tensioni në zonën pranë Kuvendit, ku dhjetëra protestues iu sulën automjeteve duke i qëlluar me vezë.

Edhe policia ka qenë gati për të sulmuar protestuesit, disa prej të cilëve dhe i përndoqi deri në arresimin e tyre.

Situata ka qenë e tensionuar prej disa orësh pranë qendrës tregtare ku policë të veshur me skafandra janë futur brenda ambienteve të qendrës tregtare për të arrestuar protestuesit që qëlluan me vezë automjetet.

Aktualisht mësohet se janë shoqëruar 12 persona në komisariatin nr,1 të Tiranës./Versus.al

 

Poll