POLITIKË /

Korreshi ironizon ministrin: Të ishte për Lamallarin, do kishte arrestuar pulat që bëjnë vezë

Korreshi tha se ministri duhet të merret me probleme reale të policisë dhe jo me protestuesit.

Shkruar nga Versus

Korreshi ironizon ministrin: Të ishte për Lamallarin, do kishte

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi foli në Kuvend dhe ironizoi deklaratat e ministrit Lamallari dhe deputetit Balla i cili i quajti protestuesit “terroristë”.

Korreshi tha se ministri i Brendshëm duhet të merret me rritjen e standarteve të policisë e jo me protestuesit që gjuajnë me vezë të cilët protestojnë për gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi dhe emigracioni masiv.

“Po të jetë për Lamallarin dhe skuthlliqet etij do kishte shkuar të arrestonte gjithë pulat që të mos bënin vezë. Se ato janë armët terroriste dhe kimike që po përdorin sot “terroristët” atje jashtë. Të merret me ato forca policie që ka aq vite nuk u blen uniforma. Dalin policët thonë se i kanë me vrima. Ata bij nënash që i nxjerrin aty të përballen me njerëz normalë, i shikoni se nuk u keni dhënë orët shtesë dhe i keni lënë të digjen në vapë. Shikoni aktet terroristeve të atyre kimikateve që po përdor ndaj atyre bij nënash që po dalin atje për vjedhjet që po i bëni Shqipërisë, për nënat që janë me djepet bosh se fëmijët u kanë ikur”- tha Korreshi mes të tjerash. Versus.al

 

Poll