AKTUALITET /

Betonieres iu këputën frenat/ Zbardhen detajet nga hetimi për aksidentin me dy v*ktima në rrethrrotullimin e TEG-ut

Nga pamjet e sigurisë rezulton se kamioni i tonazhit të rëndë ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim, duke përplasur një automjet që vinte nga krahu i majtë dhe po priste përparësinë e kalimit.

Shkruar nga Versus

Betonieres iu këputën frenat/ Zbardhen detajet nga hetimi për

Dështimi i sistemit të frenimit ose një shqetësim shëndetësor i drejtuesit të kamionit janë dy pistat kryesore që po hetohen nga policia për aksidentin tragjik të ndodhur në rrethrrotullimin e Tegut.

Nga aksidenti humbën jetën dy punëtorë egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç. Dy viktimat kishin ardhur në Shqipëri rreth një muaj më parë me vizë pune dhe leje qëndrimi njëvjeçare.

Sipas verifikimeve të kryera, ata ishin të pajisur me leje drejtimi për automjete të rënda dhe punonin pranë kompanisë “Alba Beton”, si drejtues mjeti dhe pompist.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën rreth orës 16:20, kur kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga zona e Farkës në drejtim të Tegut.

Nga pamjet e sigurisë rezulton se kamioni i tonazhit të rëndë ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim, duke përplasur një automjet që vinte nga krahu i majtë dhe po priste përparësinë e kalimit. Pas përplasjes, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia.

Ndërkohë, 28-vjeçari Roland Nuri, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka marrë dëmtime të lehta, pavarësisht se automjeti i tij është shkatërruar plotësisht./Versus.al

Poll