Mbrëmjen e djeshme në media qarkulloi lajmi se policia e Gjirokastrës kishte shoqëruar në komisariat dy autobusë me pasagjerë që udhëtonin me linjat “Tiranë-Kretë” dhe “Athinë-Gjirokastër”.
Pas këtyre lajmeve, ka reaguar edhe policia e cila ka sqaruar se ndalimi i autobusëve është bërë për shkak se janë gjetur mallra kontrabandë si 35 kuti me medikamente të ndryshme, disa steka me paketa me cigare, disa kuti me “Nescafe”, qumësht pluhur, vaj ulliri dhe mallra të tjera të cilat u sekuestruan pasi nuk u deklaruan në pikën doganore të Kakavijës.
Si pasojë nisi procedimi penal për 3 persona, shoferë të autobusëve për veprën penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Në lidhje me ankesat e pasagjerëve që kanë qenë duke udhëtuar me këta autobusë, sipas policisë, janë njoftuar kompanitë përkatëse të cilat dërguan autobusë të tjerë për të mundësuar transportimin e pasagjerëve. Versus.al







