AKTUALITET /

Pr/ligji për gjininë, aktivistja e LGBT: Këtu lindin 2 mijë foshnja inters*ks, ne jemi burrnesha! Moderatorja: Të të vijë turp!

Gjatë debatit, moderatorja Albana Osmani u shpreh totalisht kundër projektligjit për gjininë dhe rrëzoi pretendimet e aktivistes së LGBT, Xheni Karaj mbi familjen dhe përkufizimin e termave si "burrnesha".

Shkruar nga Versus
Pr/ligji për gjininë, aktivistja e LGBT: Këtu lindin 2 mijë
Xheni Karaj, moderatorja Albana Osmani

Në emisionin “Opinion” pati një debat lidhur me projektligjin e qeverisë që synon të përfshijë identitetin dhe shprehjen gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë dhe grua.

Aktivistja e LGBT, Xheni Karaj bëri një deklaratë që shkaktoi habi kur u shpreh se në Shqipëri lindin çdo vit 2 mijë foshnje interseks. Sipas saj ekzistojnë persona që nuk përshtaten me ndarjen tradicionale të gjinive dhe në Shqipëri nuk ka mbrojtje për ta.

"Të flasim se çfarë parashikon ligji ka një ndryshim mes seksit biologjik dhe gjinisë, seksi mashkull dhe seksi femër, por njohim edhe personat interseksn që janë persona që lindin me karakteristikat personale të dy sekseve. Ka rreth 2 mijë foshnje në Shqipëri që janë interseks, këto të dhëna mund t’i merrni edhe në maternitet. 2 mijë foshnje në vit në Shqipëri"- tha Xheni Karaj. 

Ky pretendim u kundërshtua nga moderatorja Albana Osmani e cila tha se 99% e foshnjeve në Shquipëri janë natyralisht të shëndetshëm.

Debati u përshkallëzua më tej me tone të ashpra pasi Xheni Karaj pretendoi se vajzat që ndërrojnë gjini mund të konsiderohen “burrnesha”. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të moderators Osmani e cila e quajti të turpshme përdorimin e kësaj fjale nga aktivistja e komunitetit LGBT duke e cilësuar si synim të saj për të bërë pis figurën historike të burrneshave në zonat e veriut.

Pjesë nga debati:

Xheni Karaj: Blendi, po ne jemi burrnesha, me identitetin gjinor

Albana Osmani: Çfarë! Po ty të të vijë tup nëse e artikulon burrneshën si një transgjinore. Fol me mua se unë vij nga vendi i burrneshave. A e din çfarë janë burrneshat?

Xheni Karaj: Gra që morën rolin e burrit, nuk ka rëndësi për çfarë

Albana Osmani: Trup të vijë, burrnesha është personifikim i një vajze shqiptare shumë të nderuar.  Burrnesha është një vajzë që është rritur në një shtëpi, i vranë tërë meshkujt e shtëpisë dhe u detyrua t’i dilte zot shtëpisë së vetë. Por jo një transgjinore kurrë, u betua mori pushkën dhe vdiq e virgjër. Jetoi tërë jetën e përbetuar për të mbrojtur familjen e vetë. Versus.al

Poll