Dyfish më të rëndë tragjedinë e ndodhur në familjen Balla në Shënavlash e kanë fëmijët e të ndjerit. Babai i tyre, u vra nga dora e vëllait, i cili për më tepër e fshehu krimin për 3 javë. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 13 gusht në fshatin Shënavlash të Durrësit, por u zbulua ditën e sotme, 4 shtator.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 5 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook, ku shpreh gjithë dhimbjen për humbjen e babait dhe nënës disa vite më parë.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza e vetme e familjes Balla në rrjetet sociale.
Babai i saj pasi mbeti i ve, mësohet se po jetonte me një grua tjetër. /Versus.al







