AKTUALITET /

PËRGJIMET / "700 mijë euro për kokat e ..." Haka, nga roje i lëvizjeve të Bamit, në armikun e ish-shokëve...

Emiljano Shullazi i shkruan: Si t’ja bëjmë me e kap k….. ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”. thuhet mes të tjerave në pergjimet e dosjes SKY ECC

Shkruar nga Versus
PËRGJIMET / "700 mijë euro për kokat e ..." Haka, nga
D. Bami, E.Shullazi, M.Haka

122 herë përmendet Marklen Haka në dosjen hetimore ku janë përgjimet e SKY ECC.

Roli i tij fillimisht është ai i "ushtarit" të Emiliano Shullazit dhe rojes së lëvizjeve të Durim Bamit në Nikël e Fushë-Krujë. Marklen Haka ishte pjesë aktive e planeve të shumta beheshin e shprisheshin nga Arben Ndoka, Shullazi e vis Martinaj për vrasjen e Durim Bamit. Emiljano Shullazi ndërkohë që ishte në ambjentet e burgut komuniknte me Arben Ndoken, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, përsonat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdorte Bami. Për këtë qëllim, shullazi "i kishte gjetur të zotit punën" duke patur si "syrin e veshin e tij" Marklen Haken, diku kontakt i afërt i Durim Bamit. Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim dhe Valter Bami siguron informacione që i ndan me  Shullazin me qëllim që ai t'i ndaj këto informacione me personat që do të organizojne vrasjen e Durim Bamit.

Në një bisedë në datën 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Hakën në lidhje me Valter Bamin, i cili ka lëvizur me një makinë “Range Rover”.

Emiljano Shullazi shprehet në një moment: “Kape mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbaroj aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.”

Në një tjetër bisedë një ditë më vonë, Emiljano Shullazi i kërkon Hakës të angazhojë shtetasin Albert Zaja për të vrarë Durim Bamin.

Ngreje pak këtë Zajën se ju aty te bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapim mirë kamerat.”– i shkruan Shullazi.

Në vazhdimësi Marklen Haka i jep informacione Shullazit në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami.

Emiljano Shullazi i shkruan: Si t’ja bëjmë me e kap k….. ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Në komunikimet e zbardhura dhe të ardhura nga Franca, më datë 24 mars 202, Shullazi komunikon sërish me Marklen Hakën dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami: “Po ça nuk del fare në lagje ai plehra. Me ça makine del k…., po Valteri ça thot?”

Një tjetër komunikim mes tyre mban datën 20 prill 2020, Shullazi e pyet Marklen Hakën për makinat që përdor Durim Bami. “Ai D me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat, sa e ka targën. Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardh në Tiranë. Po blindin e mori atë Audin”?

E biseda si këto mes tyre ka "sa të hajë dreqi", por pastaj diçka ndodhi... 

NGA MIK Në ARMIK 

Pastaj papritur Marklen Haka bëhet armik dhe hyn tek lista e personave që duheshin vrarë bashkë me Durim e Valter Bamin 

Ka një përgjim ku thuhet se jepen 500 mijë euro për kokët e të treve dhe se nese kjo arrihet ka edhe 200 mije euro të tjera dhuratë... 

Me date 13.06.2020, ne oren 09:08:24 Arian Tuku i shkruan Oltian Zefit duke i treguar se bashkë me Arben Ndokën kane ofruar 500 mije euro per Durim Bamin, Valter Bamin dhe Marklen Haken te cileve ne bisede i referohet me inicialet e emrave "D", "M" dhe "V". Per vrasjen e tyre nga biseda le te nenkuptohet se edhe Ervis Martinaj te cilit i referohet si "shoku i Arit'', Bujar Lika, ka dhene 500 mije euro te tjera. Keto para i jane dhene per te kryer vrasjen brenda I muaji dhe gjithashtu i shpjegon se nese vriten te tre do kete nje pagese shtese prej 200 mije euro. Arian Tuku i ka derguar mesazhet "... Te shohim tani mram kena staku 500 mi...Per. D...E kan marr persiper ...Per 1 muj...E mbarojm ...lshalla do zoti...E bejn ne laborator i qim robt ...Jan shum te saket...Vetem se kerkun shum ...500 ne 500 shoku arit...Per te 3...D m dhe V...Paket ..." " ...Jo Jo mi zan tek e tek...Dhe nese i bejn te 3 kan 200 dhurat ...Po e kan marr si pun. Per te 3...1 kan kerku ato 200 dhurat ...Po i ban te 3...Po asgja sjan...Shpeto gjysa shqipris ... ".

SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi ; strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale “.

 

Poll