
Vlorë- Qindra përfaqësues të shërbimit të transportit interurban janë mbledhur sërish ditën e sotme duke bërë thirrje ndaj bashkisë që të rishikojë vendimin për zhvendosjen e stacionit.
Vendimi ka hyrë në fuqi pas votimit në Këshillin Bashkiak dhe pritet të zhvendosë stacionin nga rruga e re në hyrje të qytetit në aksin nga paraburgimi i Vlorës drejt ish-shkollës së aviacionit. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përfaqësuesit e kompanive të transportit dhe nga banorët e zonës.
Sipas tyre, destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht: mungojnë ambientet e shërbimit, streha e pritjes për pasagjerët, tualetet publike dhe hapësira e trotuarit është e ngushtë për qëndrimin e pasagjerëve. Po ashtu, ata theksojnë mungesën e sinjalistikës dhe rrezikun për aksidente. Por, mbi të gjitha, kundërshtohet distanca e largët nga qyteti. Versus.al

