AKTUALITET /

Dosja Metamorfoza/ SPAK kërkon të pyeten 40 dëshmitarë, biznesmeni Gjoka i akuzon për manipulim

Shkruar nga Versus
Dosja Metamorfoza/ SPAK kërkon të pyeten 40 dëshmitarë,
Pëllumb Gjoka

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që në gjyqin për dosjen “Metamorfoza” të pyeten 40 persona si dëshmitarë ndaj grupit që akuzohet për krime të rënda. SPAK do të pyesë dëshmitarët për vrasjen e Gjin Boriçit dhe sigurimine kushteve për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë seancës pati debate mes avokatëve të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të Spak. Debati mbi mos përputhjen e orarit të bisedave në SKY ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të 2020.

Pjesë nga debate;

Arben Kraja: Nuk është i njëjti orari i servave të sky ecc me orën lokale

Avokat Gurali Brahimllari:  Procesverbali i Pëllumb Gjokës është spostuar, është manipulim.

Seanca u shty për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me përmbajtjen e provave. Bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka në këtë proces po gjykohen dhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm ndyshe nga krimet e lehta të dosjes Metamorfoza që u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Versus.al

Poll