POLITIKË /

“Po ua them unë”, Rama nxjerr ‘sekretin’ në Kosovë: Vjosa Osmani është kërcënuar nga Specialja për 2 vjet

Sipas Ramës shkak për kërcënimin e Osmanit është bërë fakti se ajo nuk pranoi që prokurorët specialë të kontrollonin presidencën për të gjetur prova ndaj ish-krerëve të UÇK.

Shkruar nga Versus
“Po ua them unë”, Rama nxjerr ‘sekretin’ në
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Prishtinë në ceremoninë e mbajtur për promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga akademiku Ahmet Shala. Në ceremony ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.

Teksa foli për procesin gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Hagës kundër ish-krerëve të UÇK për të cilët kërkohet dënimi me 180 vite burg për krime lufte, Rama zbuloi edhe një sekret të papublikuar më parë.

Sipas tij, presidentja aktuale Vjosa Osmani për 2 vite rresht ka qenë nën kërcënim për shkak se nuk pranonte që prokurorët specialë të kryenin kontrolle në zyrën e presidencës së Kosovës me arsyetimin se mund të gjenin prova për hetimin e tyre.

“Pasi forca të tjera nuk e dëshionin që të ndodhte ajo gjë dhe qysh nga ai moment presidenti i Kosovës është marrë peng. Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar. Këtë gjë nuk e dini, por presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të presidentit se me demek do kërkonin edhe aty provat kundër krimet e njerëzimit. Gjë që sigurisht do ta vendoste Kosovën në sytë e botës së një shtet ku deri në zyrën e presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi ndaj presidentes ka zgjatur 2 vjet, por për nderin e Kosovës, ajo e ndaloi këtë gjë”- tha Rama. Versus.al

Poll