POLITIKË /

Projektligji i PS në Kuvend, Manja e shpjegon: Nuk mund të pezullohen më kryeministri apo ministrat

Sipas Manjës ky projektligj është në harmoni me parimet kushtetuese.

Shkruar nga Versus
Projektligji i PS në Kuvend, Manja e shpjegon: Nuk mund të pezullohen
Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS ka sqaruar projektligjin që socialistët dorëzojnë sot në Kuvend për të mos lejuar më pezullimin e kryeministrit apo të ministrave nga detyra e tyre.

Sipas Manjës, 7 subjektet ndaj të cilëve nuk do lejohet pezullimi, nuk ndalohet hetimi i tyre. por shtoi se ky ndryshim respekton balancën institucionale duke mos lejuar gjyqësorin të ndërhyjë tek ekzekutivi pavarësisht veprave penale që mund të ketë kryer ndonjë anëtar i këshillit të ministrave.

“Ne propozojmë që në pikën dy të shtohet rrethi I subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin e republikës, avokatin e popullit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e GJK dhe kryetarin e KLSH. Pra nga 3 subjekte shtohen edhe 7 subjekte të tjera. Jemi referuar strikt kushtetutës së Republikës. Janë institucione që burojnë drejtëpërsëdrejti nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore, janë themelet e shtetit demokratik në Shqipëri. Qëllimi është garantimi i funksionimit normal dhe pandërprerë të institucioneve më të larta të shtetit. Ky ndryshim nuk synon të garantojë paprekshmëri personale, por të  vendosë balancë mes pushteteve”- deklaroi Manja. Versus.al

 

Poll