AKTUALITET /

Publikoi në Kuvend videon e 2 autorëve, Halit Valteri në GJKKO për gjyqin e atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja

Shkruar nga Versus
Publikoi në Kuvend videon e 2 autorëve, Halit Valteri në GJKKO
Halit Valteri publikon në Kuvend videon e 2 autorëve të atentatit, qershor 2020, ish-prokurori Arjan Ndoja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se Valteri është thirrur si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit, Julian Meçe e Plarent Dervishaj të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur nëntorin e vitit 2019 ku u vra shoferi i tij Andi Maloku.

Në qershor të 2020-ës, Valteri nxorri në Kuvend videon të cilën tha se e kishte siguruar nga bizneset në zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, asokohe Sandër Lleshajn duke thënë se qeveria është e lidhur me krimin. Valteri tha se në video shfaqej Redjan Rraja dhe një tjetër person që sipas deputetit, edhe pse me fytyrën e zbuluar ende nuk është identifikuar nga policia me qëllim që ngjarja të mos zbardhej.

Prokurori Arjan Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga KPK nën dyshimin e lidhjeve të shumëfishta me krimin dhe për pasuri të pajustifikuar. Në vendim gjithashtu pasqyrohej lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon “Rrumin e Shijakut’ i cili ishte i pranishëm në makinë me prokurorin në atentatin që iu bë në vitin 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozetit.

Ish-prokurori ishte objektivi i të shtënave me armë zjarri si pasojë e të cilave mbeti i plagosur, ndërsa shoferi i tij Andi Maloku humbi jetën. Për ngjarjen u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja i cili dyshohet se është një ndër porositësit e atentatit.

Ndërsa Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe akuzohen gjithashtu si organizatorë të atentatit. Versus.al

 

Poll