AKTUALITET /

Punëtori humbi jetën, pezullohen nga puna inspektorët në Fier që lejuan ndërtimin pa leje

Shkruar nga Versus

Punëtori humbi jetën, pezullohen nga puna inspektorët në

Fier- Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Roskovecit, dhe inspektori S.M janë pezulluar nga detyra me kërkesë të prokurorisë pasi dyshohet se kanë shpërdoruar postin e tyre.

Ndaj tyre u caktua edhe masa “detyrim paraqitje” pasi akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”. Zyrtarët E.Ç dhe S.M akuzohen se kanë qenë në dijeni të veprimtarive të paligjshme, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 14 shtator të vitit të kaluar në fshatin Suk kur një punëtor ndërtimi humbi jetën teksa kryente punime në një ndërtim të paligjshëm në pronësi të E.D. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: