AKTUALITET /

“Punoj si murator”, konfiskohen 2 resortet me vlerë mln euro të mikut të Aldo Bares! I dënuar me 21 vite burg në Itali (EMRI)

Për shkak të nivelit të lartë të jetesës, gjykata e Tiranës vendosi të konfiskonte pasuritë e Emiljan Burbës dhe familjarëve të tij me argumentin se janë krijuar falë veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.

Shkruar nga Versus
“Punoj si murator”, konfiskohen 2 resortet me vlerë mln euro
Dy resortet e sekuestruara

Tiranë- Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskoi pasuritë e Emiljan Burbës, të dënuarit në Itali me 21 vite burg për trafik droge.

Burba akuzohet se më 3 dhjetor tëvitit 2003 ka transportuar heroinë nga Shqipëria për në Itali. Sipas prokurorisë provohet se Burba nuk justifikon pasurinë e tij, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale.

Pavarësisht se kishte deklaruar se punonte si kamionist, hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se Emiljan Burba nuk rezultonte i regjistruar në ndonjë zyrë punësimi në Itali. Duke rënë në dyshim për nivelin e jetesës së shtrenjtë që Burba dhe anëtarët e tij të familjes bëjnë, gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tij dhe të familjarëve.

Janë konfiskuar 2 resorte në Delvinë dhe Vergo të Vlorës të cilat së bashku kapin vlerën e 3 milionë euro, pasuri që dyshohet se është ndërtuar nëpërmjet trafikut të drogës nga Burba gjatë viteve 2003-2006.  Pasuritë e konfiskuara i kalojnë shtetit shqiptar.  

Emiljano Burba është një emër që njihet dhe në botën e krimit shqiptar. 54-vjeçari njihet si mik i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjes. Ai u arrestua më 22 prill të vitit 2014 nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Pas një procesi gjyqësor atje në lidhje me trafikun e drogës, Burba u dënua me 21 vite burg. Versus.al

Poll