
Tiranë- Policia ka arrestuar 28 vjeçarin Alban Bruçi i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2024 për vrasje të mbetur në tentativë në Shkodër dhe armëmbajtje pa leje.
Buçi u arrestua në kuadër të Operacionit “Operacionalja 67”, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën një shumë parash, një kartë identiteti italiane fallco të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u arrestua edhe Arjan Sardi 37 vjeçari që drejtonte motorin ku Bruçi ishte pasagjer.
Kush është Alban Bruçi?
I riu është autori i një atentati të dështuar më 7 shtator të 2024-ës në Shkodër me qëllim hakmarrjen. Ai ka patur shënjestër boksierin Arlind Kajoshi, personi që i kishte dhunuar më parë babain Vladimir Bruçin. Por ditën kur u qëllua autostrada e “shënjestrës”, drejtues ka qenë vëllai i voksierit Arjon Kajoshi. Autori Alban Bruçi u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar një vit më pas. Versus.al







