Policia e Tiranës ka shpallur zyrtarisht në kërkim biznesmenin 33-vjeçar Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa. Ai akuzohet se ka qëlluar me amrë zjarri pistoletë në një prej klubeve të njohura të natës në kryeqytet ‘Cinco Cavalli’ në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit.
Përmes një komunikate të shkurtër për mediat, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se nga kqyrja e vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
‘Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën ‘Liman Kaba’ më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.’ – thuhet në njoftim.
Ngjarja ndodhi teksa në skenë po performonte reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi dhe më pas pritet të dilte Dafina Zeqiri.
Burime për mediat bëjnë me dije se Jetmir Pepa ishte ulur në zonën ‘VIP’, teksa gjatë natës ka hedhur një cigare të pafikur nga vendi ku ishte ulur.







