AKTUALITET /

"Qindra milionë euro", gazetari: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe kriptomonedhash kur u kap

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se monedha Bitcoin po përdoret gjithnjë e më shumë nga krimi i organizuar për të pastruar paratë

Shkruar nga Versus
"Qindra milionë euro", gazetari: Ervis Martinaj kishte sasi
I shumëkërkuari i operacionit "Plumbi i artë" Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit 2022

Kriptomonedhat po përdoren gjithnjë e më shumë edhe nga krimi i organizuar shqiptar. Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “Opinion” tha se Bitcoin po përdoret për pastrim parash.

Ndërsa teksa foli për biznesmenin Ervis Martinaj i cili është zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, Dervishi shtoi se në momentin që ai është kapur nga grupet rivale ka pasur në telefon një sasi të madhe kriptomonedhash.

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se Ervis Martinaj në momentin që është kapur i është hapur edhe celulari ku ka pasur një sasi shumë të madhe parash të fshehura në kriptomonedha.

“Një detaj tjetër, por kjo është në bazë të informacioneve që më vijnë mua. Ervis Martinaj në momentin që është kapur i është hapur celulari dhe ka pasur një sasi shumë të madhe të hollash të fshehura në kriptomonedhë. Me një fjalë pëshpëritet që ia kanë përvetësuar edhe këtë shumë të madhe. Nëse në Bitcoin do ishte 100 milionë euro para dy vjetësh tani është bërë 400 milionë euro”, tha Dervishi.

Më tej gazetari tha se krimi në Shqipëri një pjesë të madhe të parave e ruan në kriptomonedha, por operon edhe me para “cash”. Ndërsa sa i takon politikanëve që abuzojnë me detyrën e tyre dhe marrin përfitime të paligjshme, Dervishi tha se ata investojnë në blerjen e bizhuterive të shtrenjta.

“Në dijeninë time të shkëputura andej këndej, krimi e cilëson Shqipërinë, ata banda të vjetra, kryetarë bandash që kanë bërë lekë në Shqipëri, një sasi të madhe të lekëve e kanë në kriptomonedha. Kjo e Çopjave ta jep që 10 milionë u kapën në kriptomonedha, 130 u kapën cash. E shikon distancën se ku është? Po në dijeninë time ata i mbajnë aty, nuk është se punojnë me to. Së shumti punojnë me cash. Politikanët nuk blejnë lingota, blejnë bizhuteri, pafund. U bie në dorë të themi 50 mijë euro dhe i bëjnë direkt bizhuteri të shtrenjta”, tha Dervishi. Versus.al

Poll