AKTUALITET /

Regjisori Petri Bozo, shoferi që përplasi për vd*kje 7 vjeçarin! I mituri i shpëtoi të ëmës nga dora

Producenti i njohur është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus
Regjisori Petri Bozo, shoferi që përplasi për vd*kje 7
Regjisori Petri Bozo dhe vendi i aksidentit fatkeq

Detaje të tjera janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit ku një automjet përplasi për vdekje nxënësin 7 vjeçar pranë shkollës.

Mësohet se i mituri i ka ikur nga dora nënës së tij në momentin kur makina po kalonte rrugën. Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat shoferin që rezulton të ketë qenë Petri Bozo, regjisori dhe producenti i njohur.

Bozo po merret në pyetje nga policia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat e fatkeqësisë. Versus.al

Poll