AKTUALITET /

Rrezik për ngrica dhe shtrëngata, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje për kujdes në këto qytete

Në njoftim bëhet me dije se në qarqet Vlorë, Durrës, Dibër, Gjirokastër, Tiranë dhe Korçë priten reshje intensive shiu si dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metra.

Shkruar nga Versus

Rrezik për ngrica dhe shtrëngata, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë sot me një njoftim lidhur me kushtet atmosferike të motit për ditën e nesërme.

Në njoftim bëhet me dije se në qarqet Vlorë, Durrës, Dibër, Gjirokastër, Tiranë dhe Korçë priten reshje intensive shiu si dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metra.

“Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve”- thuhet në njoftim.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Versus.al

Poll