AKTUALITET /

Sa miliona euro shpenzuan shqiptarët në një ditë të vetme në Gjermani, për ndeshjen me Italinë

Sipas mediave gjermane, rreth 51 mijë tifozë shqiptarë janë regjistruar në Dormund për ndeshjen.

Shkruar nga Versus

Sa miliona euro shpenzuan shqiptarët në një ditë të

Shqiptarët mendohet se kanë shpenzuar mes 18-28 milionë eurove vetëm në një ditë në 15 qershor në Dortmund të gjermanisë, për ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas mediave gjermane, rreth 51 mijë tifozë shqiptarë janë regjistruar në Dormund për ndeshjen.

Me një shpenzim prej 350 eurosh që është llogaritur si shpenzimi ditor i një tifozi në Euro 2024, mendohet të kenë shpenzuar rreth 18 milionë euro, kundrejt 7.5 mln eurove të italianëve që dukshëm kanë qenë në numër më të vogël.

Por policia gjermane mendon ndryshe.

Sipas tyre, numri i shqiptarëve në stadium dhe në qytet ka qenë mbi 80 mijë njerëz. Kjo e çon shumën e shpenzimit gjithmonë prej 350 eurosh, në 28 milionë euro.

Këtu nuk përfshihet shpenzimet e udhëtimit drejt Gjermanisë, thotë gazetari Blendi Fevziu në një analizë të tij të shpenzimeve që mendohet se kanë bërë shqiptarët në ndeshjen me Italinë.

Poll