Ish-kryebashkiaku Safet Gjici ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për t’u liruar nga burgu dhe për të qëndruar në 'arrest shtëpie' . Kërkesa do të shqyrtohet ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Në dokumentin e dorëzuar në Gjykatë, Gjici nuk ka dhënë argument se përse kërkon lirinë, mirëpo mendohet se një prej tyre është gjendja shëndetësore, për shkak se prej 2 javësh ai ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.
Si pasojë e pasaktësive në dokument se ku vuan dënimin Safet Gjici, gjyqtarja vendosi shtyrjen përkohësisht të seancës.
Pak pasi fitoi zgjedhjet në 14 maj, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual. Ai u filmua teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, e se si përdorte postin për të dhënë tendera. Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi u akuzua se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Ai arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e '14 Majit', por pas skandalit u detyrua që të jepte dorëheqjen. Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vite burg./Versus.al







