AKTUALITET /

Së bashku me ‘ushtarin’ e Ervis Martinajt morën peng të riun për 70 mijë euro, kapet një prej të shpallurve në kërkim

Shkruar nga Versus
Së bashku me ‘ushtarin’ e Ervis Martinajt morën peng
Foto: 35 vjeçari që u mor peng, Ervis Xhixha dhe Hektor Xheçuka "ushtar" i Ervis Martinajt

Tiranë- Fredi Keta, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit prej 7 personash që morën peng Ervis Xhixhën për t’i marrë 70 mijë euro, është arrestuar sot nga policia.

Ngjarja ka ndodhur më janar të vitit të kaluar, kur Hektor Xheçuka “ushtari” i Ervis Martinajt, së bashku me ish-presidentin e klubit të Kamzës Naim Qarrin dhe 5 persona të tjerë morën peng 35 vjeçarin.

Si ndodhi ngjarja

Pengmarrja ka ndodhur në janar të vitit 2024, kur Ervis Xhixha është rrëmbyer në Kamëz dhe është mbajtur për 1 orë rresht ku është dhunuar nga personat e përfshirë për shkak të një borxhi prej 70 mijë eurosh që ia kishte “Tori” Xheçukës, i cili është ende në kërkim.

Pasi u la i lirë, Xhixha bëri kallëzim në polici dhe vetëm në korrik të vitit të kaluar u bë i mundur arrestimi i 5 prej personave që kishin marrë pjesë në pengmarrje, ndërsa u shpallën në kërkim Fredi Keta i cili u arrestua sot dhe Xheçuka.

Ervis Xhixha është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.

Xheçuka i njohur si njeri i besuar i Martinajt, ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me operacionin “Revanshi”. Dyshohet se aktualisht ndodhet në Dubai, aty ku shumë personazhe të krimit shijojnë lirinë si të paprekshëm.  Nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin SkyECC ka rezultuar se Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të atentatit të dështuar ndaj Durim Bamit më 4 nëntor 2020 pranë Urës së Tapizës në Krujë Kruje. Versus.al

Poll