
Gjermani- Policia ka sekuestruar ngarkesën e drogës më të madhe ndonjëherë në Portin e Hamburgut duke goditur një grup kriminal ndërkombëtar të cilët sillnin kokainën nga Amerika Latine.
Pas kontrolleve në Portin e Hamburgut u sekuestruan 25 ton kokainë ndërsa në kuadër të të njëjtit operacion, u sekuestruan edhe tetë ton kokainë në Portin e Roterdamit dhe tre ton në Ekuador prej ku edhe ishte nisur ngarkesa.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga për ngarkesën më të madhe të drogës të sekuestruar ndonjëherë në Gjermani, kanë rënë tetë personat që dyshohet se ishin krerët e grupit kriminal, mes të cilëve, një shqiptar 42 vjeç, dy gjermanë 43 dhe 54 vjeç, një bullgar, një maroken, dy turq dhe një ukrainas.
Kokaina ishte fshehur mes arkave me ananas, dërgesave me dru dhe thasëve me fara susami. Vlera e lëndës narkotike nëse do të shitej në treg llogaritet të kapte vlerën e 2.6 milionë eurove. Versus.al







