AKTUALITET /

Sërish pas/ Kthehen në Itali 4 nga 49 emigrantët që erdhën në Shëngjin

Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen “Cassiopea”, por pas verifikimeve të kryera duket se nuk përmbushin kriteret për të qëndruar në vendin tone, përkohësisht.

Shkruar nga Versus

Sërish pas/ Kthehen në Itali 4 nga 49 emigrantët që

4 nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shqipëri, në Shëngjin do të kthehen pas dhe do të dërgohen drejt Italisë mbrëmjen e sotme. Agjencia Shtetërore e lajmeve në Itali, ANSA raporton se bëhet fjalë për 3 emigrantë të mitur dhe 1 të rritur vulnerabël që do të shkojnë sërish në Itali.

Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen “Cassiopea”, por pas verifikimeve të kryera duket se nuk përmbushin kriteret për të qëndruar në vendin tone, përkohësisht.

Emigrantët e ardhur në Shëngjin, të cilët janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia i janë nështruar procedurave të pars për të fituar të drejtën për azil gjatë kësaj të marte.

Ky është grupi i tretë I emigrantëve të paligjshëm që kapen në detin Mesdhe dhe vijnë në Shqipërii; kjo pas dy muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan dërgimin pas të emigrantëve në vendin fqinj.

Emigrantët e paligjshëm do të qëndrojnë në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni që u firmos në Nëntor 2023. /Versus.al/

Poll