
Shkodër- Në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz ka ndodhur një shembje masive gurësh gjatë mesnatës në zonën pranë kroit të Zojës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të shiut, ky segment rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Ekipet e posaçme ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që deri në hapjen e plotë të rrugës, të përdorin rrugë alternative dhe të lëvizin me kujdes në këtë zonë. Versus.al
