AKTUALITET /

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur në spital, policia në kërkim të autorit

Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i plagosur nga dhuna fizike dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Shkruar nga Versus

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur në spital,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Velipojë, ku një konflikt mes disa personave ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një sherr, gjatë të cilit një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i plagosur nga dhuna fizike dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijon trajtimin në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë identifikuar personat e përfshirë në konflikt. Ndërkohë, autori që ka qëlluar me armë zjarri është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit

Poll