Vlorë- Gjashtë të rinj në Konispol janë proceduar nga policia pas përfshirjes në një sherr fizik me njër-tjetrin.
Konkretisht janë proceduar në gjendje të lirë F.P 22 vjeç, A.S 19 vjeç, L.I 18 vjeç, një 18 vjeçar dhe dy 16 vjeçarë të tjerë.
Mësohet se sherri ka nisur për konflikte të dobëta. Gjatë sherrit kanë përdour edhe shkopinj dhe për pasojë disa prej tyre kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht jo të rrezikshme për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa sherret mes të rinjve, prej kohësh vetëm sa janë shtuar. Versus.al







