AKTUALITET /

Shisnin ekstazi 3 mijë lekë një tabletë, pranga 4 gazetarëve në ish-Bllok! Mes tyre djali i pronarit të portalit

Shkruar nga Versus

Shisnin ekstazi 3 mijë lekë një tabletë, pranga 4

Tiranë- Katër gazetarë janë arrestuar nga policia nën akuzën e shpërndarjes së lëndës ekstazi në zonën e ish-bllokut.

Në pranga kanë rënë Drin Vjerdha, 18 vjeç, Kristofor Pandelejmoni 18 vjeç, Mario Çerra 24 vjeç dhe Ergis Noka 18 vjeç, djali i Naim Nokës pronarit të portalit Publik.al.

Të arrestuarit, janë kapur në rrugën “Pjetër Bogdani” ku gjatë kontrollit fizik u janë gjetur 300 tableta ekstazie të cilat i shpërndanin në lokale të ndryshme. Gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e djalit të pronarit të këtij portal, u gjetën edhe pajisje elektrike që përdoreshin për kultivim të lëndës narkotike kanabis.

Një tabletë ekstazie shitej për 3 mijë lekë të reja ndërsa me shumicë një tabletë shitej 1 mijë lekë. Mësohet ekstazia vinte nga Serbia dhe Kosova dhe shitej në lokale të ndryshme të kryeqytetit. Versus.al

Poll