Durrës- Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave që merreshin me shpërndarjen e kanabisit në afërsi të shkollave të Kavajës. Në total janë identifikuar 15 persona që merreshin me këtë veprimtari kriminale, ndërsa janë arrestuar 13 prej tyre.
Të arrestuarit:
Renaldo Gjondeda, 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
Rudi Dimni, 29 vjeç, banues në Kavajë;
Elion Danai, 22 vjeç, banues në Kavajë;
Rexhep Lushka, 25 vjeç, banues në Kavajë;
Ramazan Kola, 19 vjeç, banues në Kavajë;
Alesio Shaba, 23 vjeç, banues në Kavajë;
Rei Shaba, 21 vjeç, banues në Kavajë;
Endri Meçja, 29 vjeç, banues në Kavajë;
Besnik Belba, 33 vjeç, banues në Kavajë;
Serxhio Abazi, 25 vjeç, banues në Kavajë;
Kujtim Veizi, 52 vjeç, banues në Kavajë;
Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
Arben Xhihani, 38 vjeç, banues në Kavajë.
Të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis pranë ambienteve të shkollave duke pasur si blerës kryesorë nxënës nën moshë. Gjatë operacionit u zhvilluan kontrolle në banesat e të arrestuarve ku në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 doza kokainë, 620 doza kanabis, 3 silenciatorë, jelekë antiplumb dhe 19 celularë e pajisje për modifikimin e armëve.
Gjithashtu policia shpalli në kërkim 32 vjeçarin B.D ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për të riun N.M për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale. Versus.al







