AKTUALITET /

Shoferi u filmua i dhunuar, policia sqaron ngjarjen: Shkaktoi aksident, më pas goditi efektivin

Shkruar nga Versus

Shoferi u filmua i dhunuar, policia sqaron ngjarjen: Shkaktoi aksident, më

Policia e Tiranës ka dalë me një sqarim sa i takon një përplasje mes një efektivi policie dhe një shoferi të një automjeti që u largua nga vendngjarja pasi kishte shkaktuar aksident. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shoferi dukej i dhunuar. 

Shoferi i identifikuar si F.Gj më datë 5 dhjetor ka shkaktuar një aksident me një makinë që drejtohej nga shtetasja R.M. Fillimisht ai u largua nga vendngjarja, më pas u kthye për t’u konfliktuar me këtë të fundit.

Shoferi u filmua i dhunuar, policia sqaron ngjarjen: Shkaktoi aksident, më

Një prej efektivëve të policisë ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por shoferi F.GJ ka nisur ta ofendojë dhe gjatë përpjekjes për ta arrestuar, efektivi i policisë është goditur me grusht.

Aktualisht shoferi ka një raport mjekësor 10 ditor pasi në momentin kur ndodhi ngjarja rezultoi të kishte qenë nën efektin e alkoolit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: