AKTUALITET /

Shqiptari e bën tapë të renë dhe më pas e përdh*non, e shpëton një kalimtar

Në vendin ku kishin vendosur të kalonin mbrëmjen e së shtunës ata kishin nisur të pinin alkool, aq sa vajzës i ishte marrë mendja. Në atë moment 27-vjeçari, i cili ishte në shoqërinë e një djali tjetër, e bindi gruan që ta ndiqte në shtëpinë e këtij të fundit për të vazhduar festimet.

Shkruar nga Versus

Shqiptari e bën tapë të renë dhe më pas e

Një natë makthi kaluar nga një vajzë 20-vjeçare në Toscolano Maderno, në liqenin Garda, në provincën e Breshias. Gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës kur e reja kishte shkuar për të kaluar një mbrëmje argëtimi në shoqërinë e një 27-vjeçari shqiptar, një burrë të cilin e njihte prej disa kohësh dhe i besonte, duke qenë se në të kaluarën kishte dalë tashmë me të.

Ata ishin në  kërkim të vendeve për të pirë dhe për të kaluar mbrëmjet e fundjavës, por shumë shpejt ky takim në dukje i padëmshëm u kthye në ankth dhe terror dhe rezultoi në përdhunim.

Shqiptari me precedentë penalë për drogë, me shumë gjasa e ka tërhequr 20-vjeçaren me justifikimin e drogës.

Në vendin ku kishin vendosur të kalonin mbrëmjen e së shtunës ata kishin nisur të pinin alkool, aq sa vajzës i ishte marrë mendja. Në atë moment 27-vjeçari, i cili ishte në shoqërinë e një djali tjetër, e bindi gruan që ta ndiqte në shtëpinë e këtij të fundit për të vazhduar festimet.

Në banesë të tre kanë pirë më shumë alkool derisa vajza 20-vjeçe kishte humbur ndjenjat. Më pas shqiptari dyshohet se ka përfituar nga ajo duke e përdhunuar. Kur e reja ishte përmendur i ishte lutur që të ndalonte. Shqiptari kishte ndaluar vetëm pasi e përdhunoi të renë, duke e kërcënuar me vdekje nëse i tregonte dikujt për episodin.

20-vjeçarja, në panik, kishte arritur të ikë nga shtëpia ku ishte joshur nga mashtrimi dhe i kishte kërkuar ndihmë një shoferi që po kalonte aty, i cili e shpëtoi, pavarësisht se 27-vjeçari shqiptar, i cili po e ndiqte vajzën, u hodh sipër makinës. Pasi arritën të çliroheshin nga ai, të dy shkuan në komisariat për të denoncuar ngjarjen.

Policisë nuk ju desh shumë për të identifikuar dhe gjetur përdhunuesin e dyshuar, i cili u vu në pranga në pritje të gjykimit. Ndërsa shoku i të dyshuarit nuk dihet se ku ndodhe, dhe me shumë gjasa ai ishte larguar nga banesa në momentin e dhunës.

Poll